Dëftesa përmes e-Albania/ Kushi: Certifikatat e notave për maturantët printohen direkt nga sistemi

Dëftesa përmes e-Albania/ Kushi: Certifikatat e notave për maturantët printohen direkt nga sistemi

Këtë vit për herë të parë, u mundësua që prindërit të tërheqin dëftesat e fëmijëve të tyre përmes platformës E-Albania, pa e patur të nevojshme të paraqitjen fizikisht në institucione arsimore. Përmes një postimi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi thekson se tashmë dëftesat e nxënësve apo certifikatat e notave për maturantëve mund të printohen direkt nga sistemi, sa herë që të jetë e nevojshme. “Jemi krenarë që këtë vit arritëm ta përmbushim me sukses angazhimin tonë që si certifikatat e notave të maturës, ashtu dhe dëftesat e nxënësve për çdo vit shkollor në sistemin parauniversitar, të printohen nga platforma e-Albania sa herë që dëshironi, pa qenë nevoja të drejtoheni fizikisht në institucionet arsimore.” Gjithashtu ministrja bën me dije se janë lehtësuar procedurat edhe për ata që u duhet diploma jashtë vendit. “Përveç kësaj, të gjithë ata të cilëve u duhen këto dokumente për jashtë vendit, janë lehtësuar edhe nga procedura e mëparshme për vulë legalizimi në QSHA, por drejtohen vetëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulën apostile.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy