Rikthehen reshjet/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Rikthehen reshjet/ Parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje.

Për ditën e hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore.

Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se duke filluar nga dita e mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e premte në veriperëndim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy