Sot rreth orës 12:00 pritet të inaugurohet tuneli i Murrizit.
Në një raportim për Mcn Live gazetari Besmir Pula bën me dije se me hapjen e këtij tuneli do të përgjysmohet koha e vajtjes nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas.
“Pritet që pas dy orësh të ketë inaugurimin apo prerjen e shiritit tuneli i Murrizit, një tunel shumë i rëndësishëm që do lidhë Dibrën me Tiranën, duke shkurtuar kohën ndjeshëm. Edhe në pjesën e jashtme po punohet me kapacitete të plota nga firma që po kryen punimet. Për shkak të vështirësive gjeologjike u desh pak kohë më shumë që ky tunel të hapej dhe të jetë me funksionalitet të plotë. Ka qenë rreth dy orë, por tani me hapjen e tunelit s’do zgjasë më shumë se 1 orë. Kemi përgjysmim të kohës të vajtjes në Dibër, apo ardhjes në Tiranë. Rruga ekzistuese për në Dibër kërkonte pa frikë 3 orë e 30 minuta apo 3 orë e 40 minuta, nga aksi tradicional, nga Miloti, Klosi dhe në drejtim të Dibrës. Flitet që do ketë një ndikim shumë pozitiv edhe në pjesën e turizmit. Shumë zona përfitojnë nga hapja e këtij tuneli dhe shmang një aks që s’ka qenë në një gjendje infrastrukturore të mirë”.



