Myzeqari: Kam frikë nga të vërtetat radikale, besoj tek të vërtetat eksploruese

Myzeqari: Kam frikë nga të vërtetat radikale, besoj tek të vërtetat eksploruese

Pedagogia Irena Myzeqari ndan bindjen se njohja e vetes ndryshon në bazë të dinamikave sociale apo politike, por edhe ngacmimeve të jashtme.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Myzeqari, tha se identitetet tona janë në plotësim të vazhdueshëm.

Ne mund të ushqejmë shumë bindje fikse, por kapaciteti dhe inteligjenca e individit është të kuptojë se nuk mund të jemi 100% të sigurtë se do të jetë kështu.

Unë kam frikë nga të vërtetat radikale, besoj tek të vërtetat eksploruese që kanë në thelb të tyre dëshirën për të qenë versioni më i mirë i vetes.

Është fataliste të mendosh që njeriu lind dhe do jetë kështu 100%. Eksplorimi i vijueshëm të lejon që atë që po bën në rolin social ta përmirësosh dhe ta bësh më mirë.

Prindërimi është një identitet shumë i rëndësishëm për të cilin ne nuk diskutojmë. A ka mundësi të bëhemi prindër më të mirë? Patjetër!

Nuk mund të bëhesh versioni më i mirë i vetes, nëse nuk pranon të këqijat që ke brenda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy