Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja më Covid-19 në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 50 raste të reja më Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 50 raste të reja me Covid-19, ndërsa pesë qytetarë kanë humbur jetën. Autoritetet kosovare deri tani kanë testuar 56 606 persona për Covid-19, ndërkaq 14 496 prej tyre kanë rezultuar të prekur.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit 586 pacientë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se, listës së personave të shëruar i janë shtuar 117 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 11 150.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj pas një takimi zyrtar që zhvilloi me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, u shpreh se situata e pandemisë paraqitet më e stabilizuar.

Bazuar tek prirja e rasteve epidemilogjike, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur diskutimet që javën e ardhshme të hapin kufijtë, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy