Pango: Sporti italian, ishte një lloj ushqimi dhe rrugëdalje nga izolimi

Pango: Sporti italian, ishte një lloj ushqimi dhe rrugëdalje nga izolimi

Profesor Ylli Pango deklaron se futbolli është ushqim që dikur të bënte të ndjente sikur ishe diku dhe fjala gol përcillte shumë emocione.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se është tifoz me Interin dhe me Gjermaninë dhe se dikur sporti italian ka qenë për ne një lloj rrugëdalje nga izolimi, sikur njehësoheshe me ta.

Është betejë e vogël jete në një fushë, që ka strategjinë, talentet, të humburit. Igli Tare ka qenë ndër futbollistët më intelektualë, në atë kohë lunate me Brescian.

Më pëlqeu kur tha se ju nuk e kuptoni dot çfarë është futbolli për Italinë, është shpirt, është jetë. Nuk e përshkruaj dot si ai. Por futbolli është edhe identifikim me lavdinë. Njeriu do të identifikohet dhe me fitimtarin.

Teksa tregoi se është rritur në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet, ai u ndal në gjuhën “tironse”, për të cilën tha se shprehjet nuk zëvendësohen dot.

Është një pjesë që nuk çrrënjoset dhe karakterizon një dialekt të fortë. Babai im është nga Zagoria, mamaja ime nga Vunoi, unë jam lindur dhe rritur në Tiranë.

Si më quan ti, është puna jote! Unë kam jetuar dhe katër vjet në Shkodër. Ndonjëherë them se jam nga gjithë Shqipëria.

Për Eqerem Çabejin deklaroi se e kaloi atë pragun ku të vdekshmit goditen.

E kam konstatuar me dhimbje se pjesa më e madhe e atyre që kanë cituar Çabejin, nuk e kanë lexuar atë.

Edhe për debatin klasik a është shqipja e ardhur nga ilirishtja, hajde ta mbysësh mendjen tryezave mediatike, se duhet të mbështetesh në bazë, në shkencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy