Vaksina MMR dhe lidhja me imunitetin ndaj Covid-19

Vaksina MMR dhe lidhja me imunitetin ndaj Covid-19

Sipas një studimi të ri, vaksina MMR, ose ajo që ne njohim si vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës,  mund të sigurojë mbrojtje të mundshme ndaj Covid-19 si edhe ta bëjë atë më të lehtë. Një teori e tillë është hedhur fillimisht në mars të 2020-s, pasi u vu re një lidhje e vendeve me më pak vdekje nga COVID-19 me fushatat e vaksinimit MMR në shkallë të gjerë që ato kishin kryer.

Studimi, i botuar në mBio, tregon se nivelet e antitrupave IgG të shytave janë të ndërlidhura në mënyrë të kundërt me shkallën e ashpërsisë në pacientët COVID-19, të cilët janë shëruar dhe më parë ishin vaksinuar me MMR II. Asnjë faktor i lidhur me moshën, si një prevalencë e sëmundjeve shoqëruese, nuk tregoi ndonjë korrelacion të rëndësishëm me ashpërsinë e sëmundjes.

Studiuesit analizuan 80 subjekte testimi dhe i ndanë në 2 grupe. Një grup përbëhej nga 50 persona që kishin lindur në Shtetet e Bashkuara dhe treguan antitrupa MMR nga marrja e vaksinës MMR II. Grupi i dytë gjithashtu kishte antitrupa MMR, por i mori ato nga burime të tjera, pasi ishin infektuar më parë me fruth, shyta dhe/ose rubeolë.

Në mënyrë të veçantë u vu re një lidhje me antitrupat për shytat. Subjektet me nivelet më të larta të tyre rezultuan kryesisht asimptomatikë dhe funksionalisht të imunizuar për Covid-19, ndërsa subjektet me nivelet më të ulëta antitrupave kishin rastet më të rënda të COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy