OBSH: Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet

OBSH: Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në botë.

Ky është konkluzioni i arritur nga OBSH, duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërisë javë pas jave.

Lajmi vjen pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me pandeminë, për shkak edhe të mungesës së informacionit në lidhje me virusin e ri.

Sipas të dhënave, situata paraqitet më e përmirësuar në kontinentin amerikan. Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy