Mbi 2100 vajza e djem nga 12 qarqe të vendit aplikuan për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit në një proces që nisi më 10 korrik dhe u përmbyll në datën 10 gusht.
Policia tha se thirrja për 350 vende mori interesim të madh dhe prej datës 10 gusht u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim.
Testi do të zhvillohet nga data 16 deri në 18 shtator ndarë në pjesën e parë paradite dhe atë të dytën pasdite duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë anti-COVID.



