Një familje nga Elbasani do të dëmshpërblehet me 8 mijë euro, pasi ka fituar gjyqin ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit për shkak se nuk furnizohej me ujë prej vitesh. Vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës konsiderohet një precedent i rëndësishëm për raste të ngjashme.



