Në prezantimin e strategjisë së shëndetësisë 2021-2030, ministrja Ogerta Manastirliu tha se kemi ende objektiva të papërmbushura, siç është reduktimi me 1/3 të fataliteteve të parakohshme.
Një tjetër objektiv, sipas Manastirliut do të mbetet ulja e përdorimit të antibiotikëve nga 51% në 18%
Kemi ende objektiva të papërmbushur siç është ai i reduktimit me 1/3 e fataliteteve të parakohshme prej sëmundjeve jo të transmetueshme nëpërmjet forcimit të programeve të parandalimit të trajtimit dhe promovimit të tyre është një ndër objektivat.
Të forcojmë dhe zgjerojmë programet e shëndetit publik duke investuar në programet e parandalimit. Do të investojmë në eliminimin e gjitha formave të kequshqyerjes të fëmijët dhe do forcojmë akoma më shumë programet kombëtare të imunizimit.
Fokusi do të jetë shumë specifik për antibiotikë rezistencë, ulja e përdorimit të antibiotikëve nga 51 ne 18%.



