Librazhd, çifti i turistëve nga Zvicra humbin në parkun e Shebenikut

Librazhd, çifti i turistëve nga Zvicra humbin në parkun e Shebenikut

Një çift turistësh nga Zvicra kanë humbur në parkun kombëtar të Shebenikut në Librazhd, në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit.

Dyshohet se ata kanë dalë nga shtegu i shënuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet pas njoftimit të kësaj ngjarjeje bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj vizitorëve që frekuentojnë zonat e thella malore dhe kërkojnë respektimin e sinjalistikës dhe shtegut të miratuar për ecje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy