Zvicër/ Puna nga shtëpia, punëtorët përfitojnë kompensim të qirasë së shtëpisë

Zvicër/ Puna nga shtëpia, punëtorët përfitojnë kompensim të qirasë së shtëpisë

Në prill të vitit 2019, Gjykata e Lartë në Zvicër mori vendimin se çdokush që do të punonte nga shtëpia, do të përfitonte kompesimin e qirasë nga kompania.

Ky vendim arsyetohej me faktin se kompania nuk do të përdorë ambient fizik për punëtorin e për rrjedhojë nuk do të ketë shpenzime.

Mirëpo, këtij vendimi në atë periudhë nuk iu kushtua shumë rëndësi, por që me shpërthimin e pandemisë, u rikthye sërish në dritë, madje me më shumë debate se asnjëherë tjetër.

Pjesa më e madhe e Zvicrës po punon nga shtëpia.

A do të thotë kjo se çdo punonjës që punon nga tryeza e kuzhinës së tij për shkak të Covid-19, duhet të presë të marrë një subvencion?

Ngërçet e këtij vendimi

Jo çdokush do të kompesohet. Vendimi nuk i jep të drejtën automatikisht të gjithë atyre që punojnë nga shtëpia për kompensim.

Një faktor vendimtar është nëse një punonjës duhet të punojë në distancë ose zgjedh ta bëjë këtë; por që mund të punojë edhe nga zyra, atëherë qiraja e tij nuk do të kompensohet.

Gjithashtu, nuk është kostoja e hapësirës së zyrës që vendos masën e kompensimit për punonjësit që punojnë në shtëpi, por paga e tyre. 

Fakti që punëtorët punojnë nga shtëpia, nuk do të thotë që ulen shpenzimet e kompanisë.

Konfederata e Punëtorëve në Zvicër është shprehur se pavarësisht se puna në shtëpi po bëhet më e përhapur, kompanitë nuk do të nxitojnë për të zvogëluar hapësirat e zyrave në të ardhmen.

Është e pritshme të ndodhin ndryshime në të ardhmen për mënyrën sesi organizohen hapësirat e zyrave. Për momentin punëdhënësit po përqëndrohen për rikthimin e stafit në ambientet e punës dhe për kushtet higjieno-sanitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy