Fluksi i pushuesve të nisur drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, është shoqëruar me trafik të rënduar mëngjesin e kësaj të diele.
Situata me problematike paraqitet në superstradën nga Miloti në drejtim të Lezhës, ku nga fluksi i lartë i automjeteve në disa raste është krijuar dhe bllokim total i qarkullimit.
Ndërkohë për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes në pika të ndryshme janë vendosur efektivë të Policisë Rrugore.



