Qarku i Gjirokastrës vijon të regjistrojë raste të reja me Covid-19. Sipas shërbimit epidemiologjik, të infektuar janë kryesisht mosha të reja dhe ata që nuk kanë kryer vaksinën.
Shefi i këtij shërbimi, Arenc Brahimi, thotë se të rinjtë, janë ata që i shmangen më së shumti kryerjes së vaksinës, ndërsa u bën apel që të mos ngurojnë për t’u vaksinuar.
Brahimi thotë se aplikimi i dozës së tretë të vaksinës antikovid do të japë më shumë mbrojtje për qytetarë.
Në qytetin e Gjirokastrës numërohen rreth 100 raste aktive me koronavirus, mes të cilëve janë të prekur edhe të vaksinuar.



