MCN ishte sot në fshatin Bërxullë dhe pa nga afër shtëpitë që do të shemben nga projekti i ndërtimit të rrugës Thumanë- Kashar.
Banorët nuk kanë asnjë informacion nga autoritetet se sa do dëmshpërblehen dhe ku do jetojnë, ndërsa akuzojnë politikën të lidhur me oligarkët.
Në protestën e fundit ata kishin paralajmëruar se do t’i bashkoheshin protestës së opozitës, por akuzojnë policinë se i ka kërcënuar që të mos bëheshin pjesë e saj.



