OBSH dërgon ekspertë në Kinë për të përcaktuar origjinën e koronavirusit

OBSH dërgon ekspertë në Kinë për të përcaktuar origjinën e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të dërgojë ekspertë ndërkombëtarë në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë OBSH përmes një deklarate.

Kina dhe OBSH ranë dakord që ekspertët të punojnë me homologët kinezë për një përgjigje globale ndaj kësaj situate.

Marrëveshja pason bisedimet në Pekin, midis shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Ndalimi i përhapjes së këtij virusi si në Kinë, ashtu edhe në botë është përparësia më e madhe e organizatës”, tha shefi i OBSH-së.

Një veteriner dhe epidemiolog në ditët në vijim do të përcaktojnë detyrat e misionit të ardhshëm në Pekin për të përcaktuar se si virusi ka kaluar nga kafshët te njeriu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy