
Sot në Shqipëri kremtohet dita e Sulltan Novruzit, dita më e rëndësishme të besimtarëve bektashinj.
Me këtë rast, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, zhvillohen një sërë aktivitetesh.
Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët, Haxhi Dede Edmond Brahimaj kryegjyshi botëror i Bektashinjve bëri thirrje për më shumë paqe e dashuri dhe që njerëzit të ndihmojnë dhe mbështesin njëri tjetrin.
Bëjini gjërat me mirësi tek Zoti. Uroj mirësi paqe e dashuri. Zoti na bekoftë të gjithëve.
Bekim paçi kurdoherë në veprat tuaja të mira. Zoti ju dhëntë shkëlqim dhe dritë në udhën tuaj. I lutemi Zotit të na lartësojë e të na mbushë me dashuri.
Të na mundësojë përkushtimin moral e atdhetar duke përbuzur egoizmin, veset e huaja dhe falim dashuri njeriut për njeriun dhe lumturi familjare.
Në këtë ditë të veçantë uroj ta doni më shumë njëri tjetrin, të bëni mirë e të përparoni duke pasur dashamirësi në zemrat tuaja.
Secili duhet të njohë vetën, të mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë paqe.
Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.



