Fishat e diabetit falas, Manastirliu: Pacientët nuk do të vijnë të gjithë në Tiranë

Fishat e diabetit falas, Manastirliu: Pacientët nuk do të vijnë të gjithë në Tiranë

Pas vendimit të Qeverisë për ofrimin falas të fishave për fëmijët 0-18 vjeç që vuajnë nga diabeti, nisi sot rimbursimi i këtyre fishave për fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër procedurën e marrjes së fishave falas në farmacinë e rimbursimit të QSUT-së, ku deklaroi se rimbursimi i fishave falas për fëmijët diabetikë jo vetëm mundëson mbajtjen nën kontrollës të sëmundjes, por lehtëson familjet nga një pagesë e konsiderueshme mujore.

“Si Damiana, të gjithë fëmijët diabetikë përfitojnë tashmë falas fishat e diabetit, duke i kursyer buxheteve familjare 1.2 milion lekë të vjetra në vit. Do të rimbursohen falas 4 fisha në ditë por kemi menduar për procedurë sa më lehtësuese për marrjen e tyre, në mënyrë që pacientët mos të vijnë të gjithë në Tiranë, por të kenë mundësi ti marrin pranë vendbanimeve të tyre”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja theksoi se pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj, sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do të tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku i familjes, pranë farmacive të spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake, pranë vendbanimeve të tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy