Prej katër vitesh, të rinjtë e universiteti kanë në duar kartën e studentit, e cila përfshinte gjashtëdhjetë e dy shërbime të ndryshme publike dhe ulje në mbi dyzet kompani private.
Së fundmi kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, pohoi se kartës së studentit do t’i shtohen 1600 shërbime të reja, përfshirë këtu abone falas për studentët dhe përgjysmim i kostos së konvikteve.
Por sa e aksesueshme është karta e studentit dhe sa përfitojnë studentët nga ky shërbim?



