17 nëntor, Dita Botërore e Filozofisë

17 nëntor, Dita Botërore e Filozofisë

 Dita Botërore e Filozofisë promovon kulturën intelektuale e debatin filozofik në respekt të dinjitetit e diversitetit. Kjo ditë, e cila kremtohet më 17 nëntor, inkurajon shkëmbimet akademike si dhe thekson rolin e filozofisë në trajtimin e çështjeve globale.

Fjala “filozofi” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “dashuri për dijen”.

UNESCO, në Ditën Botërore të Filozofisë, ka renditur pesë objektiva: qasje globale ndaj filozofisë, përdorimi i filozofisë për t’u përballur me sfidat që has njerëzimi, ndërgjegjësimi për rëndësinë e filozofisë, mësimdhënia e filozofisë si një mënyrë për ulur aksesin e pabarabartë dhe nënvizimi i rëndësisë që ka mësimi i filozofisë për brezat e ardhshëm.

UNESCO shpreson se duke vënë theksin tek filozofia, liderët botërorë do të nxiten të punojnë së bashku e të kapërcejnë sfidat e globale, siç janë migrimi, ndryshimet ambientale dhe inteligjenca artificiale.

Si një nga fushat më të rëndësishme të mendimit njerëzor, filozofia është studimi i natyrës së realitetit dhe ekzistencës, i të duhurës dhe të gabuarës.

Për herë të parë në histori, Dita Botërore e Filozofisë u kremtua 20 vjet më parë, në nëntor të vitit 2002.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy