Mbi 2 200 familje, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë shpallur si të pabanueshme, u janë pezulluar kontratat e ujit së bashku me taksat për muajin nëntor.
Lajmin e bën të ditur Ujësjellës Kanalizime Tiranë, pas situatës emergjente të krijuar.
Sipas UKT, ky vendim erdhi pas bashkëpunimit me njësitë administrative, ku në përfundim të vlerësimeve nga ekspertët, u konstatua se banesat këtyre familjeve janë ta pabanueshme.
Vendimi në fjalë do të përfshijë edhe familje të tjera nëse banesat e tyre shpallen të pabanueshme pas verifikimeve përkatëse nga grupet e inxhinierëve të ndërtimit.



