Llajo: Testi serologjik në Shqipëri 4.000 lekë, elementi bazë për të parë anti-trupat në organizëm

Llajo: Testi serologjik në Shqipëri 4.000 lekë, elementi bazë për të parë anti-trupat në organizëm

Vasil Llajo, administrator i një laboratori privat në Tiranë, është shprehur se laboratorët privat kanë të gjitha parametrat e duhura teknike për të kryer analizat serologjike për personat që mendojnë se mund të jenë të infektuar me Covid-19.

I ftuar përmes një lidhje me Skype në edicionin informativ të lajmeve në TVT, Llajo theksoi se periudha më e mirë për të parë maturinitetin imunitar të organizmit të paktën është pas tre javëve që njeriu mendon se është infektuar.

Ai foli edhe për koston e një analize serologjike, sipas të cilit, kushton tek 4 mijë lekë të reja.

Llajo tregoi se analiza serologjike zbulon nëse një person ka kaluar klinikën e Covid-19 në per simptomatik zakonisht ose asimptomatik ose personat që kanë qenë në kontakt me të sëmurët me Covid-19 dhe është transmetuar virusi tek ata.

Pra, theksoi ai, ky është elementi bazë për të parë nëse këta persona kanë anticorpe në organizmin e tyre dhe që mund të shpjegohet nëse ata janë prekur nga koronavirusi.

Çfarë do të thotë vendimi për lejimin e testeve serologjike nga ana e subjekteve private kur tashmë dihet që bërja e një tamponi kërkon shumë procedura dhe jo të gjithë e kanë luksin për ta bërë në momentin kur dyshohet se janë të prekur nga Covid-19?

Të jemi të qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me tamponin, por është metoda e bërjes së antikorpeve në organizëm përmes marrjes së gjakut dhe metodat janë dy, Elisa dhe Electrochemiluminescenca. Me anën e kësaj analize ne vërtetojmë prezencën ose jo të antitrupave në organizmin e njeriut.

Çfarë tregon konkretisht analiza seriologjike dhe për çfarë periudhe vlen ajo?

Analiza seriologjike tregon në qoftë se një person ka kaluar klinikën e Covid-19 në per simptomatik zakonisht ose asimptomatik ose personat që kanë qenë në kontakt me të sëmurët me Covid-19 dhe është transmetuar virusi tek ata, pra ky është elementi bazë për të parë nëse këta kanë anticorpe në organizmin e tyre, pra, që shpjegohet nëse janë prekur.

Pas cilës periudhë, kur dyshojmë se jemi të infektuar me COVID është e volitshme që të bëhet testimi?

Periudha më e mirë për të parë maturinitetin imunitar të organizmit të paktën është pas tre javëve që njeriu mendon se është infektuar.

A mendoni ju z.Llajo se operatorët privatë i kanë kapacitetet e duhura për të përballuar kërkesën për analiza dhe sa testime në ditë mund të përballohen?

Ka mjaft laboratore në Tiranë dhe ndoshta edhe për rrethe që kanë kapacitetet e nevojshme teknike për të kryer analizën e serologjisë. Analiza e serologjisë është pothuajse një rutinë e përditshme dhe ne nuk presim që të vijë koronavirusi që të vendosim bërjen e serologjisë.

Sa do t’i kushtojë pacientit bërja e një testi të tillë?

Unë kam marrë çmimet nga disa prej vendeve të komunitetit europian dhe koston e kitit që ne do të marrim nga kompanitë që janë distributor të këtyre kiteve, mendojmë ta nxjerrim me 4 mijë lëkë të reja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy