Dita Botërore e Sindromës Down/ Koçiu: Rreth 13 mijë fëmijë në vend me programin e mbrojtjes sociale

Dita Botërore e Sindromës Down/ Koçiu: Rreth 13 mijë fëmijë në vend me programin e mbrojtjes sociale

Sot është Dita Botërore e Sindromës Down, e shpallur në dhjetor 2011 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në këtë ditë të shënuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë të ditur se janë rreth 13,000 fëmijë që përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale në Shqipëri.

 MSHMS mbetet e përkushtuar në ndihmë të personave me Sindromën Down, ku rreth 13,000 fëmijë me aftësi të kufizuara përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale në të gjitha bashkitë e vendit.

20 shërbime në mbështetje të tyre janë ngritur pesë vitet e fundit nëpërmjet Fondit Social si dhe rreth 8 qendra zhvillimi për aftësinë e kufizuar.

Ministrja Koçiu u shpreh se “të gjithë personat me aftësi ndryshe, siç edhe ata me sindromën Down, meritojnë nga çdo njëri prej nesh, mbështetje, trajtim të barabartë dhe krijimin e të gjitha mundësive për të zhvilluar talentin dhe potencialin e tyre”.

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.

Cilësia e jetës së njerëzve me sindromën Down mund të përmirësohet duke plotësuar nevojat e tyre për kujdesin shëndetësor, duke përfshirë kontrolle të rregullta me profesionistë shëndetësorë për të monitoruar gjendjen mendore dhe fizike dhe për të ofruar ndërhyrje në kohë, qoftë fizioterapi, terapi profesionale, terapi të folurit, këshillim apo edukim special.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy