
Pedagogu i anglishtes Albert Sheqi, thotë se pas shkollës së mesme ishte i vendosur që të studionte vetëm për gjuhë angleze.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tregoi se ishte periudha kur moshatarët e tij konkurronin në shumë degë, por se ai ishte i vendosur të konkurronte vetëm për anglisht dhe ashtu bëri.
Unë konkurrova vetëm në anglisht, fitova. Fillova në vitin 2000 dhe fillova punë si pedagog te Fakulteti im. Në epokën ku jetojmë anglishten e dinë të gjithë, puna është se aty nuk mësojnë vetëm anglisht, punohet mbi anglishten, mësohen mbi 40 lëndë, aty anglishtja është një mjet për të vjelë nga kultura anglofone dhe amerikane.
Është një mjet që të jetë një kulturë shumë e madhe, këtë keqkuptim e kanë shumë vetë, kur thonë di anglisht. Unë iu them po këta që kanë mbaruar për gjuhën shqipe, çfarë dinë? Makinës dinë ti japin të gjithë, por shofer profesionist nuk janë të gjithë.
Ai zbuloi se një nga kënaqësitë e tij është pjesa e përkthimit dhe krahasimi i këtyre përkthimeve qoftë shqip-anglisht dhe anglisht në shqip.
Ne duhet të fillojmë që dhe nga kultura jonë të çojmë andej. Kur gjej Kadarenë të përkthyer anglisht, ‘Darka e gabuar’, me elementët e përkthimit se unë nuk jam specialist i përkthimit. Ka një pjesë përkthimesh cilësore, ka shkrimtarë që janë përkthyer shumë mirë, ka të tjerë që mund të ishin përkthyer më mirë.
Ai zbuloi se ka përkthyer në anglisht një libër të shkruar nga dy profesorë të Gjeografisë, “Gjeografia e Shqipërisë”, duke thënë se është botuar, ka dalë si përkthim.
Sheqi shpreh besimin se duhet të ketë shumë interes, pasi është gjeografia e Shqipërisë.



