Vaksinimi në shtëpi, Manastirliu: Nga nesër do të vaksinohen qytetarët mbi 18 vjeç

Vaksinimi në shtëpi, Manastirliu: Nga nesër do të vaksinohen qytetarët mbi 18 vjeç

Vaksinimi derë më derë” do të jetë tashmë slogani që do të shoqërojë Ministrisë e Shëndetësisë gjatë fushatës së vaksinimit kundër covid-19. Në një postim në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se ekipet shëndetësore vazhdojnë të vaksinojnë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19. Ndërkohë, Manastirliu njofton se duke nisur nga dita e nesërme do të nisë vaksinimi i hapur, për të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç. Ky proces do të zgjasë deri në datën 25 korrik.

vaksinimi der me dere (3)

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm Covid-19. Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend”, shkruan Manastirliu.

vaksinimi der me dere (1)

Kujtojmë që prej disa ditësh rastet me koronavirus në vendin tonë janë shtuar. Ditën e sotme, ministria e Shëndetësisë raportoi për 21 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin janë 156 pacientë aktivë me COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy