Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video të qytetarëve që ankohen për qeverisjen e vendit. Përkrah videos, Basha shkruan se ka ardhur koha që Rama të largohet nga pushteti pasi ka tetë vite që po sjell vetëm dështim.
‘Pas tetë viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.‘, shkruan Basha.
Në mesazhin e tij prekës, në videon e postuar nga PD, prindi thekson se “Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës. I kërkova, i gjeta diku në vend tjetër dhe ia bleva pas 3-4 ditëve. Ishin trembur se të gjithë i kishin blerë, këto akoma, ose fletore, ose ndonjë laps. Më shumë i kam marrë dhe me listë dhe i paguaj çdo fund muaji dhe pothuajse po kështu vazhdoj”.



