Dhuna në familje në Gjirokastër/ 15 raste të reja në 6 muaj, shkak tradhtia (VIDEO)

Dhuna në familje në Gjirokastër/ 15 raste të reja në 6 muaj, shkak tradhtia (VIDEO)

Në Gjirokastër, dhuna në familje vijon të mbetet problem shqetësues. Sipas Qendrës së Trajtimit të Rasteve të Dhunës, përgjatë muajve të fundit janë trajtuar 15 raste të reja. Krahas problemeve ekonomike, ndër shkaqet e konflikteve të dhunshme në çift është edhe tradhtia bashkëshortore, të cilën burrat nuk zgjedhin ta çojnë në gjykatë. 

 

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës, të dhënat nga Gjirokastra tregojnë se dhuna në familje vijon të mbetet problem shqetësues. Sipas të dhënave të siguruara pranë Qendrës e Trajtimit të Rasteve të Dhunës në Gjirokastër për MCN, gjatë gjashtë muajve të fundit janë regjistruar 15 raste të reja, ndërsa 5 raste të tjera të mbartura vijojnë të jenë nën trajtim.

 

Përtej rasteve të trajtuara nga qendra sociale, edhe policia përballet me një numër të konsiderueshëm denoncimesh. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 30 raste në muaj, kryesisht me natyrë familjare.  Megjithatë, një pjesë e tyre zgjidhen në prani të oficerëve të policisë dhe nuk përfundojnë në procedime penale apo në Prokurori. Madje, në disa raste, denoncimet tërhiqen brenda 24 orëve.

 

Problemet ekonomike, papunësia, vështirësitë sociale dhe tensionet brenda familjes mbeten faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në përkeqësimin e konflikteve. Mes tyre përmenden edhe konfliktet bashkëshortore dhe tradhtitë. Meshkujt duken më të prirur për ta zgjidhur këtë të fundit me dhunë dhe jo duke iu drejtuar gjykatës. 

 

Megjithatë, shifrat zyrtare mund të mos pasqyrojnë të gjithë përmasën e vërtetë të dhunës në familje, pasi frika, presioni familjar dhe varësia ekonomike shpesh i pengojnë viktimat të denoncojnë. Rastet e evidentuara në Gjirokastër tregojnë se dhuna në familje mbetet një problem social që kërkon ndërhyrje institucionale, mbështetje të vazhdueshme për viktimat, por mbi të gjitha ndërgjegjësim të komunitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy