Fillimi i vitit të ri shkollor/ Shahini: Qëllimi kryesor ruajtja e shëndetit të nxënësve

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Shahini: Qëllimi kryesor ruajtja e shëndetit të nxënësve

Viti i ri shkollor sipas vendimit të marrë nga ministria e Arsimit, do të fillojë më datë 14 shtator.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një shënimi në rrjete sociale ka shkruar se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Ndërkaq bën me dije se është zhvilluar një takim mes drejtuesëve dhe përgjegjëse të arsimit në lidhje me krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri.

“Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme - me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”, shkruan Shahini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy