OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në disa zona të vendit

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në disa zona të vendit

OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e së enjtes se në disa qytete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve në rrjetin e tensionit të lartë. Konkretisht, të premten nga ora 07:00-12:00 do të stakohet energji elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

Njoftimi i plotë:

Investim i OST në pjesën 110kV të Nst Kuçovë, zonat e Berat-Fier që preken nga stakimi 07:00-12:00

Bazuar mbi kontratën e investimit në pjesën 110kV të Nst Kuçovë nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A), disa zona do të preken nesër nga kufizimi i energjisë elektrike.

Konkretisht, të premten, datë 9 dhjetor, ora 07:00-12:00, për shkak të punimeve në rrjetin e tensionit të lartë do të stakohet energji elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

Zonat që preken në orarin e cituar në njoftim janë:

Berat

Pjesërisht qyteti Berat dhe fshatrat Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë

Pjesërisht qyteti i Poliçanit, Çorovoda dhe fshatrat Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë

Kuçovë

Pjesërisht: disa lagje të qytetit dhe fshatrat Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater, Guri i Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot,

Fier

Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz, Vidhisht, Kurjan, Velmish, Vlosht, Ngjeqar dhe Strum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy