
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte në nënstacionin elektrik të Lezhës ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë.
Ai garantoi se investimet në rrjetin hidroelektroenergjitik do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, por përparësi do të ketë zona turistike.
Duke u ndalur tek sektori në tërësi, ministri Gjiknuri tha se 2018 do të jetë një vit i thellimit të reformës.
Ministri u ndal edhe në portin e Shëngjinit, për të cilin ka një plan të ri transformimi. Programi do të mundësojë zgjerimin e shërbimeve si dhe rritjen përfitimeve ekonomike jo vetëm në zonën në të cilën ndodhet, por edhe për ekonominë në të gjithë vendin.



