Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën e akseve kryesore në vend.
Në njoftimin e paradites së sotme, bëhet e ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale, pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.



