Infektohet me Covid-19 kryeministri i Republikës Sërbska

Infektohet me Covid-19 kryeministri i Republikës Sërbska

Kryeministri i Republikës Sërbska në Bosnjë dhe Hercegovinë (RS), Radovan Vishkoviç ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai u testua në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërbska dhe rezultoi pozitiv, njoftoi qeveria aty.

“Puna e mëtejshme e kabinetit të kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike”, njoftoi zyra e presidentit.

Gjithashtu edhe kryeministri i i federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës , Fadil Novalic doli më datë 13 korrik pozitiv me Covid-19.

Ai u shtrua në spital në Sarajevë, për shkak të pneumonisë.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223 janë infektuar me koronavirusin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy