Brazili kalon pragun e 1 milion rasteve me COVID-19, vendi i dytë pas SHBA-ve

Brazili kalon pragun e 1 milion rasteve me COVID-19, vendi i dytë pas SHBA-ve

Brazili ka kaluar shifrën mbi një milion të prekur nga virusi Covid-19, duke u shndërruar në epiqendrën botërore të pandemisë, pas SHBA-ve.

Vendi regjistroi 1 mijë e 206 viktima brenda 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 48 mijë e 954 viktima si pasojë e koronavirusit.

Specialistët e shëndetësisë mendojnë se në ditët në vijim vendi do të kalojë pragun e 50 mijë viktimave.

Referuar këtyre të dhënave, Brazili kap vendin e dytë në botë ku Covid-19 ka shkaktuar më shumë viktima dhe ka infektuar më shumë njerëz, rreth katër muaj pas shfaqjes së rastit të parë.

Vendi është i renditur deri më tani pas SHBA-së, e cila ka kaluar pragun e 2 milionë rasteve me koronavirus dhe ka regjistruar mbi 119 mijë të vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy