
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 358 testime, nga ku kanë rezultuar 104 qytetarë të infektuar. Numri i testimeve është rreth ¼ e testimeve që kryhen zakonisht në ditë.
Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtimin e nevojshëm 25 pacientë dhe në 24 orët paraprake janë shëruar 312 qytetarë.
Në të gjithë vendin janë 3 583 qytetarë aktivë të infektuar më Covid19.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, MSH i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.



