Ka vazhduar sot procesi i vaksinimit masiv kundër pandemisë COVID-19.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kane ndjekur nga afër procesin e vaksinimit nga sheshi “Skënderbej”, të kategorive të përcaktuara, kryesisht të të moshuarve.
“Vaksinimi nuk ndalet”, tha Rama, ndërsa takoi nga afër të moshuar që po merrnin dozën e dytë të vaksinës antikovid.
Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60-vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në total janë kryer 408 619 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.



