Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit, e njohur edhe si Dita Botërore e Parlamentit, festohet çdo vit më 30 qershor, datë në të cilën u themelua Unioni Ndërparlamentar (IPU), në vitin 1889.
Kjo ditë është institucionalizuar në vitin 2018 nëpërmjet një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Me anë të kësaj rezolute, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e njohu rolin e parlamenteve në planet dhe strategjitë kombëtare, si dhe përpjekjet për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në nivel kombëtar dhe global.
Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit shërben si moment për të rishikuar progresin që parlamentet e kanë bërë në arritjen e disa synimeve kryesore, për të qenë më përfaqësues dhe për të ecur me kohën, duke përfshirë zhvillimin e raporteve të vetëvlerësimit, për të punuar në përfshirjen më të madhe të grave dhe të rinjve në parlament dhe përshtatjen me teknologjitë e reja.



