Mbërritja e Kombëtares së Futbollit në shtëpi nuk ka shkaktuar tek të gjithë të njëjtin entuziasëm. Bllokimi i disa prej akseve rrugore ka rënduar trafikun në kryeqytet.
Edhe pse u lajmërua një ditë më parë se do të kishte kufizm të qarkullimit, trafiku sërish nuk u evitua. Automjetet si dhe mjetet e transportit publik janë bllokuar për minuta të tëra në trafik, situatë e cila ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve.
Të njëtin fat kanë pasur edhe personat me problem shëndetësore, pasi edhe ambulancat janë detyruar të qëndrojnë gjatë të bllokuara.
Kombëtarja e futbollit i bëri të gjithë krenar dhe sa mirë që i nderojmë dhe i presim si kampionë, por qeveria dhe Bashkia Tiranë duhet të mendojne edhe për qytetarët e tjerë, të cilët nuk e kanë për detyrë të presin me orë në trafik dhe të vonohen në destinacionet e tyre, për shkak të pritjes madhështore që iu bëhet kuq e zinjëve tanë.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet e marra në disa akse të krryeqytetit.



