Punimet për sheshin "Skënderbej", ja si ndryshon qarkullimi

Punimet për sheshin "Skënderbej", ja si ndryshon qarkullimi

Sërish devijim trafiku në kryeqytet si rezultat i punimeve në sheshin “Skëndërbej”. Duke filluar nga dita e nesërme, e shtunë dt 29 tetor, dhe në vijim Bashkia e Tiranës njofton se trafiku i automjeteve të devijohet sipas përshkrimit më poshtë: “Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “e Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje-Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I'”. Paralelisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës. Gjithashtu, punimet për realizimin e projektit të sheshit “Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy