Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria shkel ligjin e BE-së, duke kufizuar financimin e OJQ-ve

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria shkel ligjin e BE-së, duke kufizuar financimin e OJQ-ve

Gjykata Europiane e Drejtwsisw (ECJ) vendosi se qeveria hungareze ka ligjin e Bashkimit Europian, duke kufizuar financimin e OJQ-ve.

Gjykata deklaroi se Hungaria kishte paraqitur kufizime diskriminuese dhe të pajustifikuara ndaj disa kategorish të organizatave të shoqërisë civile që marrin drejtpërdrejt ose indirekt mbështetje nga jashtë.

Në vitin 2017, qeveria në Budapest miratoi një ligj për ngrirjen e çdo financimi me vlerë mbi 22,000 euro që vinte nga jashtë Hungarisë, duke argumentuar se paratë mund të përdoren për pastrim parash ose financimin e terrorizmit.

GJED vendosi që ligji hungarez shkel si lëvizjen e lirë të kapitalit ashtu edhe të drejtat themelore.

Kufizimet e vendosura në financimin e OJQ-ve u panë si shënjestër ndaj filantropit miliarder George Soros, dhe organizatës Fondacioni për Shoqëri të Hapur që mbështesin OJQ-të Hungareze. Qeveria pretendon se këto organizata punojnë kundër interesit kombëtar.

Patrick Gaspard, president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, përshëndeti vendimin e Gjykatës, duke thënë: “Ky vendim do të shërbejë për të gjithë Bashkimin Europian si një pohim se angazhimi qytetar është një shtyllë thelbësore e vlerave të tij demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy