Rifillimi i mësimit/ Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për ruajtjen e distancës

Rifillimi i mësimit/ Bashkia e Tiranës dezinfekton shkollat dhe vendos piketimet për ruajtjen e distancës

Me qëllim përgatitjen dhe krijimin e kushteve për rifillimin e mësimit për klasët e 12-ta, ​Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të shkollave të kryeqytetet, për t’iu mundësuar nxënësve ambiente sa më të sigurta në momentin kur ata do të rikthehen në klasa.

Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e qytetit kanë realizuar dezinfektimin edhe në shkollat në periferi, si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”.

Ndërkaq, procesi vijon edhe në shkollat e tjera në mënyrë që më 18 maj ato të jenë të pastra dhe të sigurta për të pritur nxënësit. Paralelisht me dezinfektimin, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre.

Për të ruajtur distancën sociale në këtë kohë epidemie, punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy