Ritvana Hajdari, specialiste e politikave rinore, analizoi në studion e MCN Informacion shkaqet që i çojnë të rinjtë drejt substancave narkotike. Hajdari tha se në shumicën e rasteve, rënia në këto varësi vjen si pasojë e një problematike.
Faktori i parë është eksplorimi. Përdorimi nis në fazat e para të adoleshencës. Të rinjtë janë konsumues të substancave për të provuar apo për t’u bërë pjesë e një grupi. Më pas vjen pjesa e largimit të familjes. Pra gjithmonë paraprin një problematikë tjetër. Pra kërkojnë t’i ikin realitetit.



