Forcat e Armatosura shpëtojnë tre banorë në malin e Korabit

Forcat e Armatosura shpëtojnë tre banorë në malin e Korabit

Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu kanë ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar në zonat e thella të vendit.

Gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar.

Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm.

Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy