Balla përshëndet operacionin ku u godit tregtimi i produkteve të skaduara, brenda perimetrit të një shkolle në Konispol

Balla përshëndet operacionin ku u godit tregtimi i produkteve të skaduara, brenda perimetrit të një shkolle në Konispol

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndeti operacionin e sotëm në jug të vendit, ku u godit një rast i tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle në Konispol.

Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale krahas pamjeve të operacionit policor, e vuri theksin tek vijimi i këtyre goditjeve, në funksion të rritjes së sigurisë në shkolla.

Policia e Sarandës njoftoi se gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, kanë konstatuar se pronari i subjektit, i cili u ndalua, shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë, sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy