Instituti Robert Koch në Gjermani ka raportuar se 4 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar arriti në pothuajse 140 mijë.
Me 3.382 infektime të reja në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar me virus deri më tani në Gjermani u rrit në 138.135.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të raportuara COVID-19 në botë, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Francës. Por, numri i vdekjeve në Gjermani mbetet shumë më i ulët se në vendet e tjera.
Përveç testimit të gjerë për COVID-19, Gjermania gjithashtu ka ngritur ndjeshëm kapacitetin e reparteve të kujdesit intensiv në spitale: nga 28.000 në gati 40.000.
Qeveria e kancelares Angela Merkel dhe shtetet federale u dakorduan të zgjasin masat e bllokimit të koronavirusit deri më 3 maj, me zbutjen e masave për dyqane të vogla dhe dyqane me hapësira të shitjes me pakicë prej më pak se 800 metra katrorë.
Restorantet dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.Disa shkolla gradualisht do të rihapen pas 4 majit.



