Zelanda e Re propozon 4 ditë punë në javë për të ringritur ekonominë dhe turizmin pas koronavirusit

Zelanda e Re propozon 4 ditë punë në javë për të ringritur ekonominë dhe turizmin pas koronavirusit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka sugjeruar që qytetarët të punojnë vetëm katër ditë në javë, si një mundësi e mirë për të filluar turizmin dhe për të ringritur ekonominë pas pandemisë së koronavirusit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, i bëri këto sugjerime përmes një video të postuar në profilin e saj në Facebook, pas kthimit nga Rotorua, një nga qendrat kryesore turistike të vendit.

Ajo tha se shumë qytetarë i kanë sugjeruar zgjidhje të ndryshme, duke filluar nga shkurtimi i ditëve të punës në një javë dhe shtimi i ditëve të pushimeve, si një zgjidhje e mundshme për të inkurajuar turizmin vendas, pasi kufijtë shtetëror vazhdojnë të jenë ende të mbyllur për shkak të përhapjes së Covid-19.

Sipas saj, shumë qytetarë do të udhëtonin shumë më tepër nëse do të kishin më shumë ditë pushimi.

Kam dëgjuar shumë njerëz, tha ajo, duke sugjeruar se duhet të punojmë vetëm 4 ditë në javë”.

Kryeministrja theksoi ndër të tjera se kemi mësuar shumë nga gjendja që u krijua për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe gjithashtu për lehtësimin e kushteve për qytetarët që punojnë nga shtëpia.

Unë i inkurajoj ato kompani që marrin në konsideratë këto udhëzime, pasi me miratimin e tyre, do të ndihmohej turizmi në të gjithë vendin”, tha ajo.

Propozimi i kryeministres ngjason me vëndimin e marrë nga Andrew Barnes, themeluesi i Perpetual Guardian, e cila është një kompani me mbi 200 punonjës.

Barnes vendosi që punëtorët e tij të punojnë më pak ditë në javë, me arsyen se ata do të ishin më produktiv.

Në një intervistë për The Guardian, ai tha se pasi punëtorët e tij punuan më pak ditë në javë, produktiviteti i tyre është rritur, por është përmirësuar edhe shëndeti fizik dhe mendor.

Sipas tij, Zelanda e Re, duhet të miratojë patjetër 4 ditë punë në javë me logjikën për të ringritur ekonominë vendase dhe veçanërisht turizmin, i cili është goditur fort nga epidemia e koronavirusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy