Presidenti, Lukashenko: Askush nuk do vdesë nga koronavirusi në Bjellorusi

Presidenti, Lukashenko: Askush nuk do vdesë nga koronavirusi në Bjellorusi

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të hënën se askush nuk do të vdesë nga koronavirusi në vendin e tij dhe për këtë arsye ai s’do të marrë asnjë masë kufizuese ndaj përhapjes së pandemisë, siç kanë vepruar shumica e vendeve të tjera.

Kjo u konsiderua si një nga shfaqjet e fundit mospërfillëse të udhëheqësit bjellorus, i cili ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me virusin, duke e konsideruar atë thjesht si një psikozë të njerëzve, ndërsa më herët u sugjeroi atyre që ta luftonin atë duke pirë vodka, duke shkuar në sauna apo edhe duke drejtuar traktorë.

Në kontrast të fortë me vendet e tjera të Europës, Bjellorusia i ka mbajtur hapur kufijtë e saj dhe madje ka lejuar që ndeshjet e futbollit në ligën kombëtare të luhen me praninë e tifozëve.

Gjithashtu kishat qëndrojnë të hapura, duke pritur Pashkët Ortodokse më 19 prill.

Askush nuk do të vdesë nga koronavirusi në vendin tonë. Unë e deklaroj publikisht një gjë të tillë. Ne kemi gjetur tashmë kombinime të ilaçeve për të shpëtuar njerëzit”, shprehet Lukashenko.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 2,919 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 29 vdekje në Bjellorusi.

Por, sipas Lukashenkos vdekjet janë rezultat i gjendjes së rënduar shëndetësore të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Prandaj, unë them që asnjë person i vetëm nuk vdes thjesht nga koronavirusi.”

Ai ka inkurajuar njerëzit që të mbajnë një qëndrim pozitiv.

Nëse një person rezulton pozitiv, ai do të mbetet i shëndetshëm” tha Lukashenko, siç citohet nga agjencia shtetërore BelTA.

Komentet e tij erdhën pasi OBSH i kërkoi këtë fundjavë Bjellorusisë që të forcojë masat për të luftuar pandeminë, e cila po hynte në një fazë të re “shqetësuese” në shtetin prej 9 milionësh të Europës Lindore. 

Lukashenko është shprehur vazhdimisht se është më i shqetësuar për gjendjen ekonomike të vendit se sa për përhapjen e virusit.

Numri i pasagjerëve në metronë e Minskut ra në një të tretën gjatë muajit mars. Sipas anketave të realizuara nga shoqatat e biznesit në fillim të muajit prill, të ardhurat nga restorantet gjatë muajit mars pësuan një rënie prej 80 përqind, gjithashtu edhe shitjet e artikujve jo ushqimorë me 20 përqind.

Nga ana e saj, Ministria e shëndetësisë ka inkurajuar qytetarët që të zvogëlojnë kontaktin mes njëri-tjetrit, por mediat shtetërore të kontrolluara nga Lukashenko e kanë ironizuar paralajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy