Manjani: Kam folur për amnistinë si parim, u befasova nga mediat

Manjani: Kam folur për amnistinë si parim, u befasova nga mediat

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook ka sqaruar pozicionin e tij lidhur me mundësinë e një amnistie.

“U befasova edhe vetë sot kur lexova gazetat, që shkruan me detaje për një amnisti…!

Urime përfituesve që i amniston media (sipas kritereve te ligjit të vjetshëm), por Ministria s’ka ende një projekt. Aq më tepër shifra!

Kam folë në parim për një aminsti si pjesë e një pakete të plotë të reformimit të sistemit të ndjekjes penale dhe kaq! Asgjë më shumë!

Megjithatë, ne punojmë edhe për një amnisti, ashtu siç po punojmë për një paketë ligjore që transformon ndjekjen penale drejt standarteve të BE-së.

Shifra mos kërkoni sepse nuk kam ende! Sapo të jemi gati, do tu njoftojmë!

Deri atëhere durim!”, thotë Manjani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy