Shans i dytë për maturantët, 18 mijë vende bosh në universitete

Shans i dytë për maturantët, 18 mijë vende bosh në universitete

Mbi 18 mijë kuota pranimi duke se do të jenë në dispozicion të maturantëve në raundin e dytë të aplikimit për maturantë që duan të ndjekin shkollat publike në vend dhe që nuk listuan fitues në raundin e parë.

Në Universitetin e Tiranës janë rreth 70 përqind të vendeve bosh për raundin e dytë. Në Fakultetin Ekonomik, një ndër fakultetet më të kërkuara, kanë mbetur 920 kuota bosh pasi janë regjistruar 250 studentë, ndërkohe që kuotat e pranimit janë 1170. Në programet e Fakultetit Filologjik kanë mbetur 453 vende bosh pasi janë regjistruar vetem 177 studentë.

Në Universitetin e Mjekësisë mbeten 92 vende bosh për raundin e dytë, ndërkohë që për Farmaci nuk është regjistruar asnjë student në raundin e parë duke bërë që të gjithë mundësitë të jenë në dispozicion për raundin e dytë.

Në datën 23 nis aplikimi i maturantëve për raundin e dytë. Maturantët duhet të bëjnë kujdes që të informohen për kalendarin e aplikimit sipas qarqeve, i cili është publikuar në faqen e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy