Pas përhapjes së Fruthit edhe në vendin tonë, Instituti i Shëndetit publik ka vendosur të marrë një fushatë në çerdhe, kopshte dhe shkolla, ku fëmijët që rezultojnë të pavaksinuar do të pezullohen deri në kryerjen e vaksinës.
Ndërsa prindërit tregojnë për MCN se përse kanë zgjedhur të mos ia kryejnë fëmijëve këtë vaksinë. Në Shqipëri janë konfirmuar 18 raste pozitiv me fruth dy prej të cilëve kanë qenë të vaksinuar dhe pjesa tjetër e pavaksinuar.



